Trupat amerikane janë mbledhur në Shqipëri, por ushtria ruse sfidon me stërvitje në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trupat amerikane janë mbledhur në Shqipëri, por ushtria ruse sfidon me stërvitje në Serbi

Ndërkohë që në Shqipëri po mbahen stërvitjet më të mëdha amerikane në Europë, ushtria ruse duket se ka vendosur  të “sfidojë” SHBA-në, duke organizuar stërvitje madhore në Serbi.

Ushtria amerikane ndodhet sot në Pashaliman për stërvitje ajrore dhe tokësore, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim. Megjithatë, pamjet e ushtrisë amerikane që ankorohen dhe ushtrohen në vendin tonë, duket se kanë alarmuar Rusinë e cila ka dërguar po ashtu trupat në Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse nuk kishte asnjë njoftim paraprak, Ministria Serbe e Mbrojtjes njoftoi në 20 maj se aktualisht ishte duke u zhvilluar një stërvitje e përbashkët me Forcat e Armatosura Ruse, të quajtur përgjigja e përbashkët 2021. “Qëllimi i stërvitjes ishte trajnimi i njësive dhe strukturave komanduese në luftën bashkëkohore kundër –terrorizmit”, thuhej në njoftim.

Ushtrimet mësohet se do të përfshijnë stërvitje të njësive speciale në tokë, ujë dhe në ajër me armatime dhe pajisje që janë në përdorim në ushtritë serbe dhe ruse.

Advertisement

200 ushtarë dhe 11 njësi të pajisjeve ushtarake rusë marrin pjesë në stërvitjet ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu deklaroi se ushtrimi i përbashkët do të zgjasë deri më 25 maj.

Mediat serbe shkruajnë se ushtrimet vijnë ndërkohë që 28,000 trupa nga 26 vende janë vendosur në Ballkan, si pjesë e stërvitjeve ushtarake DEFENDER-Europe 21, të cilat kanë filluar tanimë në Shqipëri.

“Pjesa kryesore e stërvitjes, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 4,000 trupa amerikane, quhet Reagimi i Shpejtë 21 dhe po zhvillohet në territoret e Bosnje dhe Herzegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Detyra e stërvitjes është të demonstrojë aftësinë për vendosjen e shpejtë të njësive dhe mbrojtjen e aleatëve në rajonin e Detit të Zi dhe Ballkanit, kundër një sulmi të mundshëm nga forcat armike”, shkruan sot “B92”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy