Tuberkulozi po prek të rinjtë, specialistët: Të mos neglizhohen simptomat e sëmundjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tuberkulozi po prek të rinjtë, specialistët: Të mos neglizhohen simptomat e sëmundjes

Tuberkulozi po prek më shumë të rinjtë. Shqetësimi vjen nga ekspertët e shëndetit të cilët konstatojnë rritje të rasteve me këtë sëmundje, kryesisht në grupmoshat 15-55 vjeç.

“Pas Covid në vitin 2021, 2022 dhe 2023 jemi në një rritje. E përkthyer në incidencë për vitin 2023 jemi 10.9 për 100 mijë banorë. Problem madhor është në grupmoshat aktive, çka do të thotë nga 15 deri në 55 vjeç është përqindja më e madhe. Kjo është një problem i madh për shëndetin publik prandaj ne duhet të jemi vigjilent në lidhje me këtë grupmoshë pasi nuk e njohin këtë sëmundje ose e neglizhojnë”, tha Donika Bardhi, koordinatore e programit tw tuberkulozit, ISHP.

Kequshqyerja, kushtet e këqija të jetesës dhe imuniteti i dobët janë shkaqet kryesore për sëmundjen e tuberkulozit. Sakaq trajtimi dhe mjekimi ndaj kësaj sëmundje ka pësuar ndryshime sipas protokolleve më të fundit të organizatës botërore të shëndetësisë.

“Bazuar në rekomandimet e fundit të OBSH regjimi i mjekimit për rastet e reja me tuberkuloz ka qenë 6-8 muaj ndërkohë me udhëzuesin e ri do të ulet deri në 4 muaj që është një risi e kohëve të fundit e aplikuar ne vendet e Bashkimin Europian dhe do të aplikohet edhe në vendin tonë”, tha Bardhi.

Advertisement

Gjatë vitit 2023, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rezultuan të prekur me tuberkuloz rreth 10.6 milionë njerëz në të gjithë botën. Po ashtu OBSH synon që 2030 vendet e Evropës të mos kenë më raste me tuberkuloz.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy