Turi i Ramës në Ballkan/ Kurti i vendos kusht: Nuk takohem nëse nuk zhvillohet mbledhja ndërqeveritare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turi i Ramës në Ballkan/ Kurti i vendos kusht: Nuk takohem nëse nuk zhvillohet mbledhja ndërqeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të refuzojë takimin me kryeministrin Rama, nëse ky i fundit nuk pranon mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare, e cila u anulua në mënyrë të njëanshme.

 

Kryeministri Rama ka planifikuar qëndrimin në Prishtinë, në kuadër të Procesit të Berlinit pas mbylljes së “Open Ballkan”. Por kjo vizitë zyrtare në Kosovë, duket se e gjen Ramën me një parakusht nga Kurti.

 

Advertisement

“Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, tha Kurti.

 

Nga ana tjetër, Kurti thekson se është i gatshëm për zgjedhje në 4 komunat me shumicë serbe. Kurti shton se pala serbe nuk garanton pjesëmarrjen në zgjedhje, gjë e cila do të ripërsëriste zgjedhjet e 23 prillit.

 

Advertisement

“Unë dua pjesëmarrje të serbëve por nuk mund ta detyroj Listës Serbe të marrë pjesë. Lista Serbe po rrëshqet në shkelje të ligjit, që organet tona të sigurisë të shpallen terroriste. Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe. Unë jam për zgjedhje të parakohoshme, por në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gram garanci se në zgjedhjet e parakohshme të përsëritet 23 prilli”, tha Kurti.

 

Kryeministri Kurti zhvilloi një takim me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ku në fokus ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy