Turistët “pushtojnë” Sarandën/ 24 % më shumë se gjithë viti i kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turistët “pushtojnë” Sarandën/ 24 % më shumë se gjithë viti i kaluar

Vetëm për qershorin, numri i turistëve të huaj në Sarandë ishte 24% më i lartë krahasuar me gjithë vitin 2021.

 

Të dhënat u bënë publike nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë një vizite që pati në Portin e Sarandës, që ka qenë porta hyrëse për 68.068 vizitorë të huaj muajin e shkuar.

MIRELA KUMBARO
MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

Advertisement

“Turistët që vijnë me grupe, që përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitorëve, nuk i nënshtrohen procesit të ‘check in’ dhe kështu kemi krijuar lehtësinë më të madhe për këto grupe.”

 

Kreu i Portit të Sarandës, Alket Qendro tregoi se turistët kanë qenë të larmishëm, disa ditorë dhe të tjerë javorë.

ALKET QENDRO
DREJTOR I PORTIT TE SARANDES

Advertisement

“Krahasuar me vitin e kaluar jemi shumë më lart, por edhe shifrat e vitit 2019 që ka qenë viti më i mirë për portin e Sarandës, e kemi tejkaluar. Ne kemi arritur kulmin para 4 ditësh, me një kroçerë, që kishte 1600 vizitorë. Disa prej tyre ishin turistë ditorë, disa javorë. Këta të fundit, pasi qëndrojnë një javë nëpër Shqipëri, kthehen përsëri për t’u trajtuar nga terminali.”

 

Ndërkohë, sipas kryetarit të Bashkisë Ardian Guma, hotelet japin të dhëna për 15-20% më shumë rezervime se sa vitit te shkuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy