
Kthimi i bjeshkëve të Bushtricës në Kukës në një destinacion të ri të turizmit dimëror është një nga strategjitë e reja të Ministrisë së Turizmit.
Hapja e aeroportit “Zayed, Flatrat e Veriut”, sipas ministrit Klosi, pritet t’i japë zonës më shumë zhvillim.
“Krijon një mundësi shumë të re për të pasur turizëm, marrëdhenie dhe atë që është politika kryesore e turizmit shqiptar, ofrimin e destinacioneve turistike jo vetëm të bregdetit shqiptar, por në kombinim me natyrën, malet, bjeshkët dhe bukuritë natyrore.
Ai kërkoi nga emigrantët që të kthehen e të investojnë për t’i hapur rrugë zhvillimit të një ekomomie të re në këtë krahinë, siç është ajo e turizmit.
Deklaratat, ministri Klosi i bëri “Në Festën e Bjeshkëve”, ku u promovuan ushqimet tradicionale, si dhe produktet e larmishme që i prodhojnë banorët e kësaj zone.