U arrestua 5 ditë më parë për drogë dhe armë, humb jetën në burgun e Reçit 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestua 5 ditë më parë për drogë dhe armë, humb jetën në burgun e Reçit 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

5 ditë pas arrestimit shtetasi Eduard Koka, 45 vjeç nga Lezha ka humbur jetën.

45 vjeçari i cili u vu në pranga nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Stafi mjekësor i burgut të Reçit i ka dhënë ndihmën e parë por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë duke mos arritur që të mbijetojë.

Mjekët e spitalit rajonal janë munduar që të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore por ka qenë e pamundur. Në këtë mënyrë 45 vjeçari humbi jetën në mënyrë natyrale pasi u ndje keq gjatë qëndrimit në burgun e Reçit teksa ndodhej në paraburgim.

Advertisement

Shtetasi Eduard Koka u arrestua më 2 qershor të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit, nga komisariati i Lezhës u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit për të pritur derisa gjykata të mund të jepte një vendim për të

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy