U dënua me 2 vjet burg/ Avokati: Llalla është në spital, vendimin do e çojmë në Gjykatën e Lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U dënua me 2 vjet burg/ Avokati: Llalla është në spital, vendimin do e çojmë në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, për “fshehje të të ardhurave”.

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e SPAK për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit Llalla.

Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancën ku u vendos “fati i tij”. Sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital.

Mësohet se avokati paraqiti dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor, ndersa i dha trupës gjykuese një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.

Advertisement

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati Sokol Hazizaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy