Bëni Like Struga.info në Facebook


U dhunua nga vëllai i nxënëses/ Arrestohet mësuesi i fiskulturës në Tepelenë, akuzohet për dy vepra penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U dhunua nga vëllai i nxënëses/ Arrestohet mësuesi i fiskulturës në Tepelenë, akuzohet për dy vepra penale

Policia e Tepelenës ka arrestuar mësuesin e fiskulturës Kleanth Laçi, i cili u dhunua dy ditë më parë nga vëllai i nxënëses së tij.

 

59-vjeçari akuzohet nga policia për dy vepra penale, ngacmim seksual dhe kallëzim të rremë.

 

Advertisement

Gjithashtu në polici ndodhet dhe 29-vjeçari Alvi Gumeni, i cili u dorëzua ditën e djeshme në polici duke pranuar se kishte dhunuar mësuesin pasi i kishte ngacmuar seksualisht motrën e mitur. Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij.

 

Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë pasi 13 vjeçarja pretendonte se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i fiskulturës. Gumeni ka dhënë shpjegimet e veta për dhunën ndaj mësuesit pasi u vetëdorëzua dje në polici.

 

Advertisement

Ai ka thënë se e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij, nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë së të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shume herë seksualisht.

 

Njoftimi i policisë:

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarjen e ndodhur në datën 16.01.2023, në vendin e quajtur “Zona industriale”, Tepelenë, ku disa shtetas kanë goditur me mjete të forta shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në Tepelenë (mësues), kanë ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:

 

A.G., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vetëgjyqësia”. Vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”.

 

Advertisement

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy