U gjobit 50 milionë lekë/ Braimllari: Rama I tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U gjobit 50 milionë lekë/ Braimllari: Rama I tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI

Sekretari i Përghithshëm i LSI, Endrit Braimllari reagoi pas gjobës së madhe që mori nga policia për shkak të shkeljes së aktit normative për rregullat anti-Covid.

Përfaqësuesi i LSI u gjobit me 50 milionë lekë të vjetra pasi organizoi një takim në Maliq në një restorant ku merrnin pjesë dhjetëra qytetare.

Braimllari tha se Ramën e ka zënë tmerri nga rritja e pandalshme e LSI në Korcë e gjithë Shqiperinë.

 

Advertisement

Kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI në Qarkun e Korçës. Gjoba tregon tmerrin që Edi Rama ka ndaj LSI. Edi Rama, Niko Peleshi nuk mund të intimidojnë simpatizantët e LSI me ushtarin e tyre në drejtorinë e qarkut të Korçës, Ferdinand Mara. Ferdinand Mara është ushtar i Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rragamit të bëjë kujdes të respektojë ligjin dhe të merret me trafikantët dhe trafikun e drogës dhe jo të gjobisë qytetarët e ndershëm. Më 25 prill të rinjtë dhe të rejat e Korçës do të çmontojnë këtë treshe që ka marrë peng Korçën.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy