U hoqën si përfaqësues të një zyrtari shtetëror për t’i marrë 70 mijë euro biznesmenit në Tiranë/ Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U hoqën si përfaqësues të një zyrtari shtetëror për t’i marrë 70 mijë euro biznesmenit në Tiranë/ Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe 2 të tjerë i ka shpallur në kërkim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të mashtronin një biznesmen.

 

Policia njofton, se të 6 personat, u hoqën si përfaqësues të një zyrtari shtetëror dhe përmes mashtrimit tentuan t’i zhvasnin biznesmenit 70 mijë euro.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.

 

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”. 

 

Advertisement

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.     

 

Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror, vihen në pranga 4 shtetas.   

 

Advertisement

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i dyshuar organizator i kësaj skeme mashtrimi.       

 

Sekuestrohen 2 automjete dhe 6 celularë.

 

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 70 000 euro.      

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Xh. Xh., 24 vjeç, L. Xh., 39 vjeç, M. P., 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe P. F., 51 vjeç, banues në Vlorë.

 

Advertisement

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Q., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe F. Gj., 40 vjeç, banues në Shkodër.

 

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.  

    

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.   

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy