U kallëzua i humbur/ Gjendet i vetëvrarë me thikë 50-vjeçari në Kukës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kallëzua i humbur/ Gjendet i vetëvrarë me thikë 50-vjeçari në Kukës

Një person është gjetur i vetëvrarë me thikë në banesën e tij në Kukës.

Trupi i 50-vjeçarit u gjet nga zjarrfikësit pasi një i afërmi i tij kishte për kallëzim për humbje të kontakteve me të prej disa ditës.

Advertisement

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë ndërsa dera e banësës ishte mbyllur nga brenda.

Advertisement

50-vjeçari dyshohet se në gjendje depresioni kishte prerë damarët me thikë.

Advertisement

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.

Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K., kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy