U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

Policia e Fierit ka arrestura një 21-vjeçare nga Tirana, e cila u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.

Në një njoftim për media, policia bën me dije se gjatë kontrollit, 21-vjeçares iu gjetën dhe sekuestruan edhe 10 pasaporta të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy