U kap me drogë në Turqi/ Arrestohet efektivi i policisë rrugore dhe dy shqiptarë të tjerë (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kap me drogë në Turqi/ Arrestohet efektivi i policisë rrugore dhe dy shqiptarë të tjerë (EMRAT)

Një efektiv i policisë rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri.

 

Ky i fundit pasi ka marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor ka udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë.

 

Advertisement

Efektivi ka qënë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku.

 

Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitate kanë udhëtuar drejt Stambollit.

 

Advertisement

Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

 

Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.

 

Advertisement

Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.

 

Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak sepse më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë. Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy