U mbyt duke shpëtuar vëllain dhe shokun/ Kryeministri Rama vizitë në familjen e Anri Kashikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U mbyt duke shpëtuar vëllain dhe shokun/ Kryeministri Rama vizitë në familjen e Anri Kashikut

Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë ngushëlluese në familjen e Anri Kashiku në Durrës.

 

Kashiku, 18-vjeç u mbyt ditën e djeshme në Durrës teksa shpëtoi nga dallgët vëllain më të vogël dhe shokun e tij.

 

Advertisement

Veprimi i të riut u konsiderua si heroik pasi nuk e mendoi dy herë për t’i shkuar në ndihmë dy më të miturve, njëri prej të cilëve ishte vëllai i tij.

 

Kryeministri Rama shoqërohet edhe nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedsit Mirela Kumbaro dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy