U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier

Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë Fier ka finalizuar pas katër muajsh hetime operacionin e koduar  “Imazheria” dhe ka vënë në pranga një mjek imazherist në spitalin rajonal të Fierit.

Policia njofton se mjeku u merrte shuma parash pacientëve  për të kryer ekot.

Sipas njoftimit, u vu në pranga për  veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” shtetasi G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

Advertisement

Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy