U ndërtuan pa leje një javë më parë/ IKMT shemb objektet në Palasë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ndërtuan pa leje një javë më parë/ IKMT shemb objektet në Palasë

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Himarë në bashkëpunim me IKMT kanë ekzekutuar urdhrin për prishjen e objekteve pa leje në Palasë. Këto objekte ishin ndërtuar vetëm një javë më parë.

Në lidhje me këto ndërtimet pa leje Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi.

Në pranga kanë rënë Flamur Bega, Alvin Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja. Ndërkohë është shpallur në kërkim investitori Vesir Gjikolaj.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy