U përplasën nga “G Class-i” teksa kalonin vijat e bardha/ Dalin nga spitali pas një muaji Arjan dhe Vilma Konomi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U përplasën nga “G Class-i” teksa kalonin vijat e bardha/ Dalin nga spitali pas një muaji Arjan dhe Vilma Konomi

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” kanë lënë spitalin, fiks një muaj nga ngjarja.

 

Burime nga Spitali i “Traumës” bënë me dije se gjendja e tyre është më e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Kujtojmë se autor i aksidentit është 39-vjeçari Ajas Sulejmani. Ai u largua nga vendi i ngjarjes fill pas përplasjes, por u arrestua më vonë në një klinikë private.

 

Suljemani justifikoi largimin duke thënë se e bëri për vajzën e tij të vogel, që ndodhej me të në momentin që ndodhi aksidenti. Gjithashtu, në momentin që ndodhi përplasja bashkë me çiftin ishte dhe vajza e tyre 3-muajshe.

 

Advertisement

Për fat të mirë vogëlushja shpëtoi mrekullisht pa lendime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy