U rrëzua në shtëpi pasi ishte i dehur/ Humb jetën rrugës për spital 50-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U rrëzua në shtëpi pasi ishte i dehur/ Humb jetën rrugës për spital 50-vjeçari

Një 50-vjeçar në Maliq ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej për në spital.

 

Policia bën me dije se viktima, në gjendje të dehur ai është rrëzuar në banesën e tij, duke  marrë dëmtime në kokë.

 

Advertisement

Si pasojë e plagëve të marra, familjarët lajmëruan ambulancën, por 50-vjeçari nuk arriti dot me jetë në spital.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy