U shpall non grata në SHBA/ Rama kërkon nga SPAK të hetojë Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U shpall non grata në SHBA/ Rama kërkon nga SPAK të hetojë Berishën

Kryeministri Edi Rama i kërkon llogari SPAK pse nuk ka nisur hetimet për ish kryeministrin Sali Berishën, pasi ky i fundit është shpallur Non Grata nga SHBA.

 

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion.

 

Advertisement

Rama tha se nuk mund të mbetet pa përgjigjen e drejtësisë për të qartësuar nëse ka apo jo bazë.

 

“Janë me dhjetëra të vrarë të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër që rrotullohen në varr akoma në kërkim të drejtësisë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk e di, burgoset një grua për një kile peshk, dhe është që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje dhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtarë të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri po për krejt Shqipërisë, sepse ai ka drejtuar Shqipërinë, SPAK ka detyrim qe e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht që të hyjë në SHBA, se ajo deklaratë nuk mund të rrijë aty, ose ka bazë ose jo”,tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy