U vra në atentat me eksploziv/ Publikohen detaje të reja për Aleksandër Sadikaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U vra në atentat me eksploziv/ Publikohen detaje të reja për Aleksandër Sadikaj

Aleksandër Sadikaj, i riu që mbeti viktimë e një atentati me tritol teksa ecte me makinë në zonën e Saukut, nuk është një emër i panjohur për policinë.

 

I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.

 

Advertisement

Më konkretisht ngjarja për të cilën Sadikaj është akuzuar ka ndodhur në Sarandë më 9 korrik 2019, kur ai në bashkëpunim me një person tjetër ka kryer një plagosje.

 

Plagosja ka ndodhur në një plazh ne zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë, ku ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.

 

Advertisement

Ky i fundit gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mish-Peshkut”.

 

Ditën e ngjarjes Aleksandër Sadikaj u shpall në kërkim nga policia, ndërsa më 30 korrik mori edhe masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg” nga Gjykata e Sarandës, por ende është e paqartë se si Prokuroria e qytetit bregdetar e ka mbyllur këtë dosje.

 

Advertisement

Sadikaj ishte pronar i një biznesi ‘Sancho farm’ në Memaliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy