U vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës/ Familja Mërkuri në Fier hap dyert e mortit, flet daja i 23 vjeçarit: Lidhja e tyre ishte…

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Familja Mërkuri në fshatin Gryke në Fier ka hapur dyert e mortit. Familjarët dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj( Myrtaj) ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23- vjeçar Flonino Mërkuri. Pas ngjarjes së rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar.

 

Daja i 23- vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e 23- vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish – bashkëshortit të 37- vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjarët e të dyja palëve.

 

Advertisement

Ndërkohë daja i 23- vjeçarit apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi  i nipit të tij të kthehet sa më parë. Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes e vëllai i dy motrave.

 

Ngjajen e morem vesh naten. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten.  Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledjelli pa mësuar si është e vërteta.  Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuae këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti.  Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi.  Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishjen më të vogël me ish burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po te kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin.  Djali ka një vit e ca në Itali por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrdhënie me njohje familjare, jo problematike”, tha daja i Mërkurit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy