U vra nga polici pasi shkeli orën policore/ Qytetarët njoftojnë homazhe për 1 vjetorin e vdekjes së Klodian Rashës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U vra nga polici pasi shkeli orën policore/ Qytetarët njoftojnë homazhe për 1 vjetorin e vdekjes së Klodian Rashës

Ditën e nesërme pritet të zhvillhen homazhe përkujtimore për 1 vjetorin e vdekjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha i cili u vra në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020 duke u qëlluar me armë nga efketivi policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi kishte shkelur orën policore.

 

Qytetarët kanë njoftuar se të mërkurën në datë 8 dhjetor në orën 18:00 do mbahen homazhe përkujtimore për Klodian Rashën përballë institucionit të Ministrisë së Brendshme.

 

Advertisement

Kujtojmë se pas vrasjes së të riut nga efektivi i policisë, një numër i madh qytetarësh u ngrit në protesta të organizuara në çdo qytet të Shqipërisë. Gjithashtu pati shumë përplasje me forcat e policisë të cilat përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy