U vranë për një gotë raki/ Sofokli Shani: Isha i dehur kur qëllova bashkëfshatarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U vranë për një gotë raki/ Sofokli Shani: Isha i dehur kur qëllova bashkëfshatarin

Sofokli Shani pranon vrasjen e bashkëfshatarit të tij Rako Qorri në fshatin Fier i Ri në Lushnje.

57 vjecari doli para togave të zeza një ditë pas krimit të rëndë ku mbeti gjithashtu I plagosur rëndë edhe djali I viktimes Kejdi Qorri.

Shani e pranoi vrasjen por tha se ka qënë në gjëndje të dehur kur ka bërë sherr me familjen Qorri, të cilët janë pronar të lokalit ku ishte ulur autori.

Pasi kanë debatuar dhe janë konfliktuar në lokal, Shani ka shkuar në shtëpi, ka marrë një armë dhe është kthyer duke qëlluar drejt Rako Qorrit dhe djalit të tij.

Advertisement

Kryefamiljari Qorri 62 vjec gjetir vdekjen në vend ndërsa djali I tij 30 vjec është në spital ende në gjëndje të rëndë.

Gjykata pasi dëgjoi fjalën e autorit, vendosi ta lërë atë në burg pa afat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy