U zunë në ish-Bllok/ 46-vjeçari humb jetën në spital, zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U zunë në ish-Bllok/ 46-vjeçari humb jetën në spital, zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes

Zbardhet dinamika e sherrit në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vdekur Gentian Talja.

 

25-vjeçari i shpallur në kërkim, Henri Gjapi, është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja dhe ka ndërhyrë Artur Gjolena për ti ndarë. Mësohet se të dy, Talja dhe Gjapi kanë qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit të datës 31 mars.

 

Advertisement

Ata nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kamerat e sigurisë në zonë vërtetohet se Talja dhe Gjapi janë konfliktuar me duar.

 

Aty pranë ka kaluar rastësisht edhe 41 vjeçari Gjolena që i ka ndarë.

 

Advertisement

Pak minuta më vonë 46-vjeçari Gentjan Talja është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë duke dëmtuar kokën në trotuar.

 

Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij ka qenë stabël, por pas 10 orësh ka pasur komplikacione dhe ka kaluar në gjendje kome.

 

Advertisement

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në spital.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy