Ujë nga puset dhe depozitat, dëmtohen tubacionet në fshatrat e Shkodrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ujë nga puset dhe depozitat, dëmtohen tubacionet në fshatrat e Shkodrës

Thuajse çdo shtëpi në fshatrat e Shkodrës ka mbi çati një depozitë, pasi uji i pijshëm nuk mbërrin në rubinetët e shtëpive.

Në Grudë të Re banorët thonë se të vetmet raste kur kanë parë ujin e rrjetit të ujësjellësit ka qenë për fushata elektorale, shoqëruar me premtime të pafundme, por që në realitet asgjë nuk ka ndryshuar.

Zgjidhja e vetme për të siguruar ujin për mijëra familje të fshatrave Grudë, Shtoj, Golem, Guci etj., është përmes puseve ose duke e mbushur në pika të caktuara në qytet dhe zonat përreth.

Atyre iu duhet të bëjnë edhe kilometra për të siguruar ujin, sidomos për ato familje që nuk kanë të ardhura që të hapin pus në oborret e shtëpive.

Advertisement

Rrjeti i ujësjellës kanalizime është dëmtuar dhe prej vitesh nuk ka patur investime.

Ndonëse është premtuar ndërtimi i ujësjellësit të ri, ai ende nuk ka përfunduar dhe gjasat janë që së paku edhe për 2 vite të mos ketë zgjidhje.

Drejtues të zyrës së ujësjellësit në Shkodër pohuan për Vizion Plus se po punohet në këtë drejtim, por ka patur probleme teknike që kanë vonuar zbatimin e investimit./Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy