Ulen temperaturat, fundjava rikthen reshjet e dëborës në juglindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ulen temperaturat, fundjava rikthen reshjet e dëborës në juglindje

Kjo fundjavë duket se e ka gjetur të gjithë vendin me temperatura më të ulta. Reshjet e shiut janë prezente në pjesën më të madhe të vendit, por nuk kanë munguar as ato të dëborës. Në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborë, ku burime Prefektura e Korçës bëjnë më dije se reshjet më të dendura kanë qenë në lartësinë mbi 1100 metra.

Vende të ndryshme turistike si Dardha apo Voskopja janë zbardhur nga reshjet këtë fundjavë. Gjatë orëve të para të mengjesit është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve të ketyre fshatrave për të mos krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve pasi në fundjavë drejt Dardhës dhe Voskopojës ka turistë të shumtë vendas.

 

Policia ka bërë apel ndaj drejtuesve të mjeteve që të marrin masat e duhura për kalimin e rrugës drejt këtyre zonave. Me probleme në qarkulllim paraqiten akset Vithkuq-Shtyllë- Panarit si dhe Voskopojë-Lekas në Bashkinë e Korçës. Megjithatë, po punohet për normalizimin e situatës në zonat ku reshjet arrijnë deri në 20 cm.

Advertisement

Zyrtarisht nuk raportohen probleme me energjinë elektrike në të gjithë juglindjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy