
Sipas të dhënave të INSTAT, në tre mujorin e dytë të vitit 2022 është ulur numri i lindjeve.
Lidhur me këtë ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili në një postim në Facebook, shkruan se shpopullimi po plak dhe tkurr Shqipërinë.
Meta rendit disa faktorë, që sipas tij janë shkaktar që numri i lindjeve të jetë i ulët.
Kreu i Partisë së Lirisë shton se forca që ai drejton do të ketë një program për të ndihmuar familjet e reja.
“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë.
Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.
AdvertisementPër familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.
Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.
AdvertisementKoha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj”, shkruan Meta.