Ulja e taksave, rrit biznesin”, Belind Këlliçi prezanton 5 angazhimet për Tiranën në Yzberisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ulja e taksave, rrit biznesin”, Belind Këlliçi prezanton 5 angazhimet për Tiranën në Yzberisht

Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, sipas Belind Kwllicit, janë nga më të diskriminuarat nga Bashkia e Tiranës në raport me invetimet publike.

 

Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishtit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, u njoh nga afër me shqetësimin qw sipas Kwllicit, ata kanw për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës.

 

Advertisement

Ai tha se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.

 

“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan me ndenjtë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopësht. Asnjë gjë”-tha Këlliçi.

 

Advertisement

Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta. Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë  e Tiranës, reduktimi i këtyre taksave, do të ndihmojë biznesin të fitojë më shumë por njëkohësisht të hap vende të reja pune.

 

“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”-tha Këlliçi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy