Universiteti në Korçë nuk “shkrihet”/ Kushi: Reformë për profilizim dhe ndërkombëtarizim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Universiteti në Korçë nuk “shkrihet”/ Kushi: Reformë për profilizim dhe ndërkombëtarizim

Universiteti “Fan Noli” në Korçë nuk do të bashkohet me atë të Tiranës, por do të mbetet autonom dhe do të përfshihet në një reformë të thellë profilizimi e ndërkombëtarizimi.

 

Vendimin e bëri të ditur ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi, pas takimit të kësaj të shtune me trupën akademike dhe drejtuesit e universitetit, ndërsa theksoi se kjo politikë do të ndiqet edhe për universitetet e tjera.

 

Advertisement

EVIS KUSHI

 

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

 

Advertisement

“Po punojmë për një strategji të mirë të profilizimit, të fokusohen në disa fusha që edhe janë traditë, edhe janë kapacitetet dhe i përgjigjen zhvillimeve rajonale si dhe kërkesave të tregjeve lokale dhe rajonale. Një objektiv, një politikë që do të aplikohet në të gjitha universitetet veccanërisht ato rajonale. Disa në tkurrje por disa potencial shumë i rëndësishëm që i përgjigjet zhvillimit të qyteteve”

 

Rektori i Universitetit të Korçës, Dhimitër Bello, e konsideroi alternativ propozimin e senatit akademik për bashkimin me Universitetin e Tiranës.

 

Advertisement

DHIMITER BELLO

 

REKTOR I UNIVERSITETIT TE KORCES

 

Advertisement

“Ne dhamë një alternativë, nëse mundësitë e tjera janë më të mira ne patjetër ato do përqafojmë, Në vijim do ndërmarrim reforma sepse nuk jemi në gjendje të mirë por ndërkombëtariziomi do ti japë një shtysë shumë të mirë universitetit.”

 

Ministrja Kushi përsëriti thirrjen që maturantët të konsiderojnë degët e shpallura me prioritet kombëtar, duke nënvizuar ndihmën ekonomike prej një page minimale që do të përfitojnë përgjatë të gjitha viteve të studimit, pavarësisht mesatares.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy