Urgjenca Kombëtare me 100 ekipe në terren/ Grupe të përforcuara deri në 5 janar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Urgjenca Kombëtare me 100 ekipe në terren/ Grupe të përforcuara deri në 5 janar

100 ekipe të urgjencës kombëtare do të jetë në dispozicion të qytetarëve për çdo emergjencë të mundshme natën e ndërrimit të viteve. Nga spitali universitar i traumës ministrja Ogerta Manastirliu specifikoi shpërndarjen e ekipeve në kryeqytet.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Advertisement

 

“Ekipet shëndetësore në gjithë sistemin tonë, qoftë ato të Urgjencës Kombëtare, qoftë të spitaleve tona që nga ato universitare deri tek rajonalet, bashkiaket do të jenë me ekipe të përforcuara për të përballuar çdo emergjencës që mund të kemi. Do të kemi në sistemin e Urgjencës Kombëtare 100 ekipe, të cilat janë të shpërndara në terren në postacione për të mbuluar çdo emergjencë në kohë dhe me cilësi. Nga ana tjetër të gjithë sistemet dhe strukturat e urgjencave në spitale por edhe të shërbimeve në spitale do të jenë të përforcuara, duke organizuar punën me shërbimin “on call”, pra të mjekëve të cilët do të jenë të gatshëm, nëpërmjet sistemit të thirrjeve për çdo emergjencë që mund të ketë në spitalet tona”.

 

 

Advertisement

Edhe spitali i traumës si dhe ato rajonale do të punojnë me ekipe të përforcuara nga data 31 dhjetor deri në 5 janar.

 

“Për kryeqytetin do të kemi 9 ekipe të urgjencës, të cilët do të vendosen në postacione të caktuara dhe dy ekipe shtesë të urgjencës kombëtare si edhe janë siguruar materialet mjekësore, barnat e nevojshme për të përballuar çdo situatë emergjence, qoftë në kuadër të emergjencave, aksidenteve apo problematikave që mund të sjellin festimet e fundvitit”,

 

Advertisement

Me vendosjen e orës policore dhe kufizimin e lëvizjes pas orës 20:30 deri ne datën 5 janar pritshmëritë për të patur incidente, siç janë vërejtur në vitet e kaluara janë të pakta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy