Urrejtje brenda PD-së/ Fatmir Mediu: Nuk fitohet të ndarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Urrejtje brenda PD-së/ Fatmir Mediu: Nuk fitohet të ndarë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se ndarja e PD-së në dy grupe nuk do të sjellë asnjë rezultat pozitiv në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Në një intervistë për Quo Vadis përballë moderatores Pranvera Borakaj, Mediu deklaroi se urrejtja brenda llojit nuk i shërben askujt, teksa thekson se interesi i demokratëve është fitorja e opozitës përballë qeverisë.

 

Advertisement

Sipas tij, PD për vendoret jo vetëm që duhet me një kandidat të përbashkët, nën të njëjtën sigël dhe vulë.

 

“Për mua kjo çështje duhet të ishte zgjidhur pa shkuar në Gjykatë. Nuk është e rëndësishme vetëm pjesëmarrja. Është e rendësishme fitorja në votime. Dhe që të arrihet suksesi në votim duhet patjetër të ketë një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje. E përveç kësaj, dhe partitë e tjera në koalicioni me partitë e tyre të këshilltarëve duhet të kthehen në parti që kontribuojnë në fitoren e kandidatëve për kryetar bashkie, por njëkohësisht kryejnë edhe punën e tyre elektorale. Mendoj që unifikimi i PD ka qenë dhe ngelet një nga detyrimet që ka gjithësecili në PD.

 

Advertisement

Nuk duhet asnjëri ta shikojë veten pronar të PD. Ajo që nuk kuptoj është që ka një urrejtje brenda llojit, shumë të theksuar që të mos shikohet përtej problemit të momentit. Kam parë që ka pasur vullnet për tu ulur dhe diskutuar por që kanë pasur pengesa juridike. Interesi i përbashkët i demokratëve është që të fitojnë përballë kësaj qeverie. PD duhet të dalë jo vetëm me një kandidat por me një sigël dhe një vulë. Janë zhvilluar negociata, pastaj ka pasur interpretime të ndryshme”, tha Mediu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy