Vajza e lidhur me Frensis Shehun, zbardhet dëshmia e 16-vjeçares që ishte në makinë me Aurelion: Jemi miq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vajza e lidhur me Frensis Shehun, zbardhet dëshmia e 16-vjeçares që ishte në makinë me Aurelion: Jemi miq

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe tre të miturit, të cilët akuzohen për vrasjen e Aurelio Dervishit, 18 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, 31 mars në Shkozë. Sakaq, ditën e nesërme ata pritet të dalin para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

“Mollë sherri” dyshohet se ishte një vajzë, e cila në momentin e krimit ndodhej në automjetin e viktimës.

Të rinjtë e arrestur kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktin që janë shkëmbyer në makinë dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, pas saj janë përleshur dhe më pas kanë thënë “ndodhi ajo që ndodhi”.

15-vjeçari, i cili është mes të arrestuarve ka pranuar se e ka qëlluar me thikë Aurelion.

Advertisement

Ndërkohë dy 16-vjeçarët kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër por jo të kenë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjecari i arrestuar Frensi Shehu.

Mësohet se në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera, njëra prej të cilave e lidhur me Frensis Shehun.

Gjatë marrjes në pyetje ata kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autoëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë shumë larg.

Vajza e mitur 16-vjecare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes.

Advertisement

Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet jamë shkëmbyer në afërsi të Shkozës.

Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në Audin me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16 vjecare që ishte në një lidhje me Shehun.

Në këtë moment sipas dëshmisë së dy vajzave ata janë ndaluar pasi autoër u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik.

Advertisement

Sipas të gjithë dëshmive të marra asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konfikti të mëparshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy