Vaksina derë më derë/ Rama jep lajmin e mirë: Doza ju vjen në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina derë më derë/ Rama jep lajmin e mirë: Doza ju vjen në shtëpi

Nga kjo e shtunë, vaksinat do t’ju vijnë në shtëpi.

 

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili tha se njësitë lëvizëse tashmë janë në “aksion”, për t’i dhënë mundësinë çdo qytetari të vaksinohet kundër COVID-19.

 

Advertisement

“Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit👍🏼 #ShqipëriaBuzëqesh🌼

#SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂️

 

Kurse ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se vaksinimi në komunitet filloi nga Paskuqani.

Advertisement

 

“Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore #Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga #Covid19. 📍🚑👨‍⚕️👩🏻‍⚕️💉Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy