Vaksina Sputnik V, nis prodhimi në Beograd

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina Sputnik V, nis prodhimi në Beograd

Serbia nesër fillon prodhimin në cikël të plotë të vaksinave ruse kundër koronavirusit, Sputnik V. Mediat vendase bëjnë me dije se vaksinat do të prodhohen nga Instituti i Virologjisë, “Torlak” i Beogradit, pasi tashmë ka mbërritur nga Moska substanca për prodhimin e vaksinës ruse e ruajtur në kontejnerë të veçantë, në një temperaturë nga dy deri në tetë gradë plus.

Sipas Ministrit serb të Inovacionit dhe Zhvillimin Teknologjik, Nenad Popoviç, në fazën e parë deri në fund të vitit do të prodhohen rreth katër milion doza të vaksinës ruse. Më herët në Serbi është realizuar vetëm procesi i mbushjes së flakonëve me këtë lloj vaksine.

Në datë 19 Maj, Instituti Kombëtar rus i Kërkimeve, Gamaleya, konfirmoi cilësinë e vaksinës provë Sputnik V e prodhuar në Institutin Torlak të Beogradit.  Serbia, me ndihmën e ekspertëve nga Rusia, ndërtoi fabrikën me pajisje për të prodhuar në mënyrë të pavarur vaksinën.

Ambasadori serb në Moskë Miroslav Lazanski tha se rreth 85% e shtetasve serbëve që kanë rezervuar takime për t’u vaksinuar kanë preferuan të injektojnë në trupin e tyre vaksinën ruse Sputnik V. Serbia synon që të furnizojë me këto vaksina edhe shtetet e rajonit.

Advertisement

Disa shtete mes tyre Italia, Franca dhe Gjermania kanë bërë për të prodhuar vaksinën ruse ndërsa në shumë të tjera, ndër to edhe Shqipëria ka nisur përdorimin e saj në fushatat e vaksinimit masiv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy