“Vaksinat na i solli një vend mik”/ Rama: Në një garë lypsish, unë jam pretendent për vendin e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vaksinat na i solli një vend mik”/ Rama: Në një garë lypsish, unë jam pretendent për vendin e parë

Etapa e parë e vaksinimit në Shqipëri nis më herët nga sa ishte paralajmëruar për në javën e tretë të Janarit. Marrëveshja me një vend mik, emri i të cilit nuk përmendet pasi sipas kryeministrit Edi Rama dhuruesi do të qëndrojë anonim, i jep Shqipërisë, rreth 1 mijë dozat e para.

Ato janë prodhim i kompanisë amerikano-gjermane, Pfizer-Biontech. Të parëve që do t’u injektohet janë bluzat e bardha që shërbejnë në spitalet Covid.

 

OGERTA MANASTIRLIU

Advertisement

MINISTRE E SHENDETESISE

 

 

Kanë bërë një vlerësim të imtësishëm të situatës së administrimit të vaksinës në vendet europian,e kanë studiuar planet dhe në bazë të standarteve më të mira kanë realizuar planin kombëtar i cili përfshin disa aspekte, që është prioritizimi i grupeve dhe fillojnë me mjekët, edhe këtu ka një prioritizim se personali mjekësor është 23 mijë. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë që ofrojnë shërbim në spitalet COVID do të jenë të parët që do të vaksinohen. Më tej vijojmë me ato në reanimacion, urgjenca dhe në të gjithë sistemin shëndetësor. Prioritare për t’u vaksinuar janë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore. Personat e të moshuar që jetojnë në shtëpi të moshuarve dhe shtëpitë e kujdesit shëndetësor, do të vijojmë me personat rreth 75 vjec që janë rreth 170 mijë. Shpërndarja e vaksinës nuk do të jetë vetëm në Tiranë, fillomë me Shkodrën dhe Vlorën. Janë marrë masa për vendosjen e postacioneve do të jenë në monitorim jo vetëm me mjekë, por ekipi i Urgjencës kombëtare do të luajë një rol të rëndësishëm. Do të shënohet data e vaksinës së parë, pastaj të vaksinës së dytë

Advertisement

 

 

Nisur nga e dhëna se numri i mjekëve dhe infermierëve është më i lartë se i dozave të para të siguruara, kreu i qeverisë lajmëroi se për pak ditë pritet të vijnë në Shqipëri të tjera vaksina.

 

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

 

Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork, Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t’ia them emrin.  Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme. Ka proces ku  një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë”

 

 

Advertisement

Edhe pse Kosova tanimë ka siguruar mbi 500 mijë dozat nga Pfizer-Biontech, por ende nuk kanë mbërritur, Edi Rama i qëndron vendimit të tij, javën e ardhshme, një pjesë e dozave të siguruara nga vendet mike të Shqipërisë do t’i dhurohen mjekëve të Spitalit Infektiv të Prishtinës.

 

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

Dozat e kësaj jave janë të pakëta në raport me nevojat e përgjithshme, do të japim një kontribut për infektivin e Prishtinës. Ministrja është në kontakt me homologun, është e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë të ketë gati pjesën e ftohjes, ne e kemi, mos gabohem pasnesër do të bëjmë publik me pamje, vendin, mënyrën e ruajtjes dhe të gjithë procesin në mënyrë që të jepi plotësisht transparnet dhe nga ana tjetër për të treguar që gjithçka është e mirë përgatitur si ka qënë në ditën e parë. Nuk jemi më të pasurit apo të zotët, por nuk jemi prapa askujt dhe kjo është një arsye për të qenë krenar për punën dhe kapacitetin e posaçëm që është vënë në dispozicion. 

Advertisement

 

 

Pasi njoftoi më 1 Janar, se është arritur marrëveshja me Pfizer-Biontech për 500 mijë doza, kreu i qeverisë nuk dha asnjë detaj nëse është kryer pagesa për mbi 10 mijë vaksinat e para apo data e mbërritjes.

Përveç sasisë së siguruar nga kompania amerikano-gjermane, më shpresë-plot Edi Rama është për të marrë nga marrëdhënia e drejtpërdrejt me dy kompanitë e tjera Astra-Zeneca dhe Moderna sesa nga Bashkimi Evropian.

Advertisement

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

 

Kemi arritur  në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dosjet e para të Pfizer por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm. Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimti me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.

 

Advertisement

Që nga nisja e negociatave për sigurimin e vaksinës, përveç prenotimit në Covax, nga qeveria ende nuk është bërë publike asnjë buxhet i dedikuar vetëm për blerjen e dozave të nevojshme, të paktën për grupet e riskut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy