Vaksinimi i studentëve/ Manastirliu: Nga e hëna nis aksioni në universitete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinimi i studentëve/ Manastirliu: Nga e hëna nis aksioni në universitete

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u bëri sërish sot thirrje studentëve dhe cdo qytetari të vaksinohen.

Ajo theksoi se nga e hëna do të vijojë një aksion në çdo universitet për vaksinimin e studentëve.

“Dua t’i bëj thirrje çdo qytetari të vaksinohet jo se e themi ne, po se e thonë ekspertët më të mirë në botë. Se nuk ka rrugë tjetër për të afruar fundin e kësaj pandemie përveçse me vaksinim. Nga ana tjetër, do të nisim të hënën një tjetër aksion, do të jemi në terren në çdo universitet, për vaksinimin masiv të studentëve, si domosdoshmëri për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri akademik që është në prag. Do të kërkoja angazhimin tuaj në territor, si drejtues vendorë dhe që keni një lidhje të fortë me komunitetet tuaja, që bashkë me ekipin e shëndetësisë, të shkojmë derë më derë, në çdo fshat, në çdo shtëpi, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të mbrohet duke u vaksinuar. Ky nuk është një aksion i zakonshëm, është një aksion në emër të jetës. Ne do të garantojmë përmes një plani të mirëorganizuar, vaksinimin derë më derë, me njesitë e lëvizshme, me strukturat tona në territor”, tha Manastirliu.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy