Vaksinimi kundër Covid-19 me detyrim, infermierja: Nuk është e testuar! Më mirë iki nga puna, vendos unë për trupin tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinimi kundër Covid-19 me detyrim, infermierja: Nuk është e testuar! Më mirë iki nga puna, vendos unë për trupin tim

Rregulli i ri për vaksinën me detyrim për punonjësit shëndetësorë në Greqi ka krijuar kaos në disa spitale pasi ata që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen të shkojnë në punë.

Një infemiere në spitalin “Attikon” duke  folur për “Mega”, është shprehur se më mirë preferon të largohet nga puna se sa të bëjë vaksinën me detyrim.“Është një ndërhyrje në çështjet shëndetësore, e cila nuk mund të bëhet pa miratimin e atij që i përket trupi. Më mirë largohem nga puna se sa të bëj vaksinën me detyrim”, tha ajo.

“Unë nuk jam kundër vaksinave. I kam vaksinuar fëmijet e mi me vaksina të ndryshme, por që janë të testuara, kjo e Covid-19 nuk është e testuar ende”, vijoi ajo.

Greqia ka pezulluar rreth 6 500 punonjës spitalesh pasi nuk kanë bërë vaksinën anti-Covid siç urdhëroi ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy