Vali Bizhga, kandidate për Presidente?/ Rama mohon zërat: Thashetheme!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vali Bizhga, kandidate për Presidente?/ Rama mohon zërat: Thashetheme!

Kryeministri Edi Rama i pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, deklaroi se emrat e përfolur në media për marrjen e këtij posti janë vetëm thashetheme.

Ai mohoi zërat që emri i drejtoreshës së kabinetit të të tij, Vali Bizhga, do të propozohet si kandidate për presidente.

“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese. Do të doja që tëmos e shfokusonim vëmendjen sot nga kjo nismë. Është një nismë e re dhe e veçantë, na duhet mbështetja e të gjiothëve ju në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme, dhe më pas me gjasë të përzgjedhin të përfshihen si spektatorë në këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fuyndvitit. Kështu që nuk do të doja që të shfokusoheshim, e kam thënë që në fillim se procesi i zgjedhjes së Presidentit, stimulon thashethemet, dhe përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre. Përgjigja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete pasi nuk ka një të vërtetë”, tha Rama.

Vijon…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy