Vangjush Dako kërkon lirinë/ Bën rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vangjush Dako kërkon lirinë/ Bën rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg.

 

Rekursi është regjistruar teksa shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.

 

Advertisement

Dako u arrestua më 6  qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

 

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy