Vangjush Dako lë qelinë, momenti kur takon familjarët dhe transferohet drejt shtëpisë (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vangjush Dako lë qelinë, momenti kur takon familjarët dhe transferohet drejt shtëpisë (VIDEO)

Gjykata e Posaçme ka liruar sot nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Tashmë ai do të qëndrojë në arrest shtëpie, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Pak orë pas vendimit, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë dhe kanë nxjerrë nga qelia Dakon duke e dërguar në shtëpi ku do të qëndrojë nën masën e “arrestit” shtëpiak.

Është një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij.

Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, shihet momenti kur Dako takohet me familjarët e tij.

Advertisement

Vendimi për lirimin e tij nga qelia u mor sot nga GJKKO, për shkak të afateve të paraburgimit. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

SPAK thotë se momenti i parë që Vangjush Dako ka abuzuar me postin e kryetarit ka të bëjë me dhënien e një lejeje për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në vitin 2014, dy vjet pasi ai ishte ngritur.

Sipas prokurorisë, janë hartuar në mënyrë fiktive dokumentet për ndërtimin në një kohë, kur është provuar përmes dëshmitarëve dhe ekspertimit se ndërtimi i pallatit kishte përfunduar që në vitin 2012 dhe ai ishte i banueshëm.

Rasti i dytë, që çoi në prangosjen më 6 qershor 2023 e përfundimisht në marrjen si të pandehur të ish- kryetarit të bashkisë, lidhet me procedurat e prokurimit të shëtitores së Durrësit nga Bërryli në Currila në vitin 2014.

Advertisement

Për të SPAK thotë se bashkia kishte një fond limit prej 21 milionë lekësh. Ndonëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i bëri të ditur Bashkisë në vitin 2015 se ishte bërë një gabim në përllogaritjen e shumës që Komisioni Kontraktor kishte kryer, në mënyrë që të rikuperohej dëmi ekonomik, faturat vijuan të paguheshin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy