Vdekja e zhytëses britanike në Sarandë jehonë në mediat ndërkombëtare: Ndërroi jetë në duart e të dashurit të saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdekja e zhytëses britanike në Sarandë jehonë në mediat ndërkombëtare: Ndërroi jetë në duart e të dashurit të saj

Vdekja e zhytëses britanike në Sarandë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Në një artikull kushtuar ngjarjes Daily Mail shkruan se 29-vjeçarja ndërroi jetë në duart e të dashurit të saj.

Advertisement

Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur hasi vështirësi gjatë zhytjes të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.

Instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç, u hodh në ujë për ta shpëtuar por përpjekjet e tij nuk i erdhën në ndihmë të resë.

Advertisement

Kushova u arrestua më pas nga policia për punësim të 29 vjeçares në kushte të papërshtatshme.

I dashuri i viktimës ishte i pranishëm gjatë gjithë momentit të ngjarjes por nuk mundi të bënte asgjë për ta shpëtuar.

Advertisement

Gerta Brozi e cila ishte në varkë dhe është bashkëpronare e qendrës së zhytjes Spiranca tha për MailOnline: “Ne vërtet nuk e dimë se çfarë ka ndodhur dhe presim që policia të përfundojë hetimin. Nuk e kuptuam çfarë ndodhi”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy