Vdes në krye të detyrës efektivi i policisë kufitare në Dhërmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdes në krye të detyrës efektivi i policisë kufitare në Dhërmi

Ndërron jetë një punonjës I policisë kufitare në Dhërmi,.

 

Bëhet fjalë për 56-vjecarin nga Vlora, Sinan Abilaliaj.

 

Advertisement

Sipas njoftimit të policisë, efektivi i Kufirit gjatë patrullimit në det në krye të detyrës ka shfaqur probleme shendetesore.

 

Për këtë arsye ai ka nxitur të ankoroje ne det mjetin detar.

 

Advertisement

Pavrësisht se u kërkua ndihma e urgjences, Sinan Abilaliaj ka gjetur vdekjen.

 

Dyshohet se shkak I vdekjes së tij ka qënë arresti kardiak.

 

Advertisement

 

 

Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

 

Advertisement

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

 

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

 

Advertisement

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy