Vdiq nga një sëmundje e rëndë/ Profili i Hueyda El Sayed, artiste shumëdimensionale të cilën e admironin të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdiq nga një sëmundje e rëndë/ Profili i Hueyda El Sayed, artiste shumëdimensionale të cilën e admironin të gjithë

Ndarja nga jeta në moshë të e re e Hueyda El Sayed,  ka shokuar botën e artit dhe kultures në vendin tonë.

 

Hueyda vdiq si pasojë e një sëmundje të rëndë në një spital të Luksemburgut, aty ku jetonte prej vitesh bashkë me djalin e saj të vogël Gabriel.

 

Advertisement

Hueyda El Sayed, me origjine të vjeter sudaneze por lindur dhe rritur në Shqipëri, ishte një personazh i njohur i showbizz-it në vendin tonë.

 

Ajo ishte padiskutim një artiste multidimensional, e kompletuarf që provoi me shumë sukses pervecse të bënte balerinën, edhe të këndonte të moderonte, të ishte madje edhe folëse lajmesh dhe piktore.

 

Advertisement

Vajza simpatike u diplomua në shkollën Jordan Misja Art Lartë dhe më pas në Universitetin e Tiranës për Drejtësi dhe  Diplomë Master në Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejta të Njeriut dhe Politikave Evropiane në Universitetin Roma “Tre” në Itali. Fliste mirë katër gjuhë të huaja.

 

Në botën e artit ajo u bë e njohur që në moshë të vogël si balerine në spektaklin e viteve 90, “Dymbëdhjetë vallëzime pa një të shtunë”, ku mori edhe vendin e parë.

 

Advertisement

Përvecse ka qënë prezantuese e disa programeve televizive dhe ka marrë pjesë edhe në festival këngësh, Huyeda ka provuar edhe botën e publicistikes duke botuar dylibra, në vitin 2000 romanin “Ngjyra e lëkurës sime”, dhe një tjetër roman në vitin 2006.

 

Ajo ka qënë imazh i disa kompanive brenda dhe jashtë vendit, pjesmarrëse në klipet e disa këngëtareve të njohur në Francë dhe vende të tjera të botës dhe si modele dhe pjesë e reklamave televizive në Francë, Kamerun, Belgjika, dhe Portugali.

 

Advertisement

Ndarja pak vite me pare nga ish-partneri francez Michael Tamisier me te cilin lindi edhe djalin Gabriel e tronditi dhe e trazoi jo pak jeten e artistes shqiptare.

 

Vitet e fundit ajo kishte gjetur paqen e shumedeshiruar ne krah te Thieri, bashkeshorti i saj nga Luksemburgu me te cilin ajo ndante foto ne rrjetet sociale.

 

Advertisement

Nje bashkejetese qe nuk e shijoi dot per shkak te nje semundje te rende qe kishte me shume se nje vit qe e mundonte e qe per fat te keq i mori edhe jeten.

 

Hueyda El Sayed shpesh angazhohej edhe ne jeten sociale duke qënë aktiviste në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

 

Advertisement

E gjithë kjo veprimtari e gjërë në disa fusha ka bërë që edhe ngushëllimet për të nga një mori personazhesh të njohura, të mos mungojnë pas lajmit për ndarjen e saj nga jeta në moshën 46-vjece si pasojë e një sëmundje të rëndë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy