Vdiq pasi ra në pus; 28-vjeçarit Besnik Veliaj i jepet lamtumira e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdiq pasi ra në pus; 28-vjeçarit Besnik Veliaj i jepet lamtumira e fundit

Besnik Veliaj, 28 vjecari që gjeti vdekjen nga asfiksia pasi ra në pus, përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë në orën 13:00 në varrezat e fshatit Lofkënd në Mallakastër.

 

Ai së bashku me shokun e tij Bledar Bregu, u futën për të pastruar një pus uji, por  që fatkeqësisht mbetën të asfiksiar.

 

Advertisement

Probleme shendetësore nga asfiksia pati edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili pasi ka marrë ndihmën mjeksore është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Dy djemtë 28 dhe 33 vjec, aksidentalisht ranë në pusin që po pastronin e nuk mundën dot të dilnin prej aty pa ndihmën e zjarrfikësve.

 

Advertisement

Edhe pse u transportuan për në spitalin e Fierit, 28 vjecari Veliaj nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shoku i tij  Bledar Bregu vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy