Veliaj dhuron 100 biçikleta për 100 nxënësit ekselentë të Tiranës: “Jeni krenaria e qytetit; Shembull për të ardhmen e kryeqytetit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj dhuron 100 biçikleta për 100 nxënësit ekselentë të Tiranës: “Jeni krenaria e qytetit; Shembull për të ardhmen e kryeqytetit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me 100 nxënës ekselentë të shkollave publike të Tiranës, të cilëve u dhuroi nga një biçikletë të re. Veliaj tha se fotot e 100 ekselentëve do të vendosen nëpër Tiranë në mënyrë që të tregohet se cilët janë më të mirët.

“Ju jeni skuadra fituese e “Tiranës Kryeqytet Europian të Rinisë”. Ju jeni krenaria jonë, jeni kurora me xhevahiret më të çmuara të qytetit. Fotot tuaja do të vendosen në billbordet dhe citylight-et e qytetit. Të vëmë në qendër atë që është produkti ynë numër një, çunat dhe gocat me 10-ta në qytetin e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi nga nxënësit ekselentë që të jenë shembull për qytetin e Tiranës. Ai tha se ndryshimi fillon nga ata, si për të mbajtur pastër qytetin, si për të mos e ndotur atë, duke përdorur më shumë biçikleta dhe më pak makina, si dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Në fund Veliaj tha: “Dua të dini që të gjithë jemi pjesë e një ekosistemi, ne o rrëzohemi të gjithë bashkë, o biem të gjithë bashkë. Nuk mund të avancojnë disa dhe të rrinë disa të tjerë mbrapa. Na konsideroni një platformë të hapur ku të gjithë bagazhin e njohjeve dhe lidhjeve tona mund t’ua vëmë një dispozicion të jashtëzakonshëm. Nëse doni të më thoni faleminderit për dhuratën time sot, të ma bëni këtë duke më bërë tag në një nga punët e mira që ju do bëni deri në datën 31 Dhjetor dhe që do ma bëni zemrën mal”.

Advertisement

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se kryebashkiaku Veliaj gjithmonë ka promovuar dhe vlerësuar nxënësit e ekselencës.

“Falenderoj Erionin sepse gjithmonë i ka mbështetur dhe promovuar nxënësit e ekselencës. Ju jeni në fakt një pjesë e vogël e një grupi të madh të rinjsh që keni energji bio dhe të rinovueshme. Këtu vijmë te mjedisi që nuk mund të mos mbështesja këtë nismë me këta dy rrotakët”, nënvizoi Kumbaro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy