Veliaj flet për herë të parë pas “tërmetit” të PS/ “Meta doli më i fituar, 61 kandidatët shitën fytyrën, nga nesër thirrje për bashkim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj flet për herë të parë pas “tërmetit” të PS/ “Meta doli më i fituar, 61 kandidatët shitën fytyrën, nga nesër thirrje për bashkim”

Erion Veliaj vijon të jetë bindshëm në avantazh për Bashkinë e Tiranës. Kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar, duket se tashmë rikonfirmimi i Veliajt në bashkinë më të madhe të vendit është i dukshëm.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Veliaj tha se do të vazhdojë punën me projektet që kanë mbetur pa u zhvilluar, teksa shton se nga nesër do të ketë edhe një thirrje politike për bashkim.

 

Advertisement

“Nesër do kemi një tubim për falenderi, por edhe një thirrje për bashkim. Në përgjithësi nuk patëm debate dhe një ftesë për bashkinë është një punë e mirë. Për përditshmërinë ne do bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, për asfalt, për pastrim e ndriccim. Ne do vijojmë me projektet për teatrin, lotin e ri të shkollave të reja, pastaj do vazhdojmë me kopshtin botani e më pas me bulevardin ku do jenë disa institucione”.

 

Veliaj më tej shprehu keqardhje për 61 kandidatët që morën pjesë në këtë proces nën siglën e koalicionit Bashkë Fitojmë. Sipas tij, më i fituar nga këto zgjedhje doli Meta, i cili do të ketë edhe përfaqësinë më të madhe në këshillat bashkiakë.

 

Advertisement

“Uroj të 5 kandidatëve shëndet e sukses. Ne jemi pjesë e një qyteti ku do kalojmë jetën. Ajo që kam ndjerë keqardhje për 61 kandidatët që vendosën të kandidonin për Berishën e Metën, e vetmja e fituar është PL që po merr këshillat bashkiakë. Dëmi më i madh që i kanë bërë politikës, i dhanë fytyrën borxh Berishës dhe Metës. Tirana kërkon ti flasësh drejt dhe hapur e jo ta shohësh mbrapsht”.

 

Sa i takon rezultatit të Kavajës, ku koalicioni opozitar është në avantazh, Veliaj tha se janë në pritje të numërimit të të gjitha kutive, teksa shpreson për një ndryshim rezultati në momentet e fundit.

 

Advertisement

“Sot kemi pasur një betejë deri në kutinë e fundit. Ne do presim edhe në Kavajë kutinë e fundit. Në rang qarku kemi pasur një % të kënaqshme. Tirana ka vendoru të ecë përpara dhe të vazhdojë zhvillimin e projekteve. Fabiula ka qenë mungesa e votuesve të djathtë e të mos bëjnë lluftë me Amerikën.

 

Në fletë votimi në Tiranë janë 6 kandidatë dhe për këshillat bashkiakë janë 36 parti ka një menu kë të zgjedhësh. Nëse një parti është më e fokusuar tek arritjet e të tjetrat e kanë mët vështirë se si betejat lokale përdoren ëpr të luftuar me Amerikën është punë ;ër ta. Ne futemi të fitojmë”.

 

Advertisement

Në vendoret e 14 majit, PS si asnjë herë më parë arriti të fitonte bindshëm në shumicën e bashkive të vendit, përfshirë këtu edhe ato që cilësoheshin si bastione të djathta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy