Veliaj: Gjykata na dha të drejtë, fituam betejën për Tiranën kundër FSHF, të pastrojmë sportin nga bandat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Gjykata na dha të drejtë, fituam betejën për Tiranën kundër FSHF, të pastrojmë sportin nga bandat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkruan ne rrjetet sociale se Gjykata i dha atij të drejtë në betejën me Federatën Shqiptare të Futbollit.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhe lajmin, Veliaj shprehet se beteja për futbollin e Tiranës u fitua.

 

Advertisement

“Betejën për Tiranën e fituam! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra që besuat e mbështetët kauzën e pastrimit të llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojmë! Por duhet që secili të bëjë betejën e vet në çdo qytet, të pastrohet sporti nga bandat!” – shkruan Veliaj.

 

Gjykata e Tiranës sipas Veliajt, vendosi të mos pranojë zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara.

 

Advertisement

Gjykata ka njohur asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku Veliaj si dhe ka regjistruar Eduard Prodanin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

 

Ky i fundit përmes një reagimi u shpreh se “nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

 

Advertisement

“Një dhunim i tillë i zgjedhjeve nuk kalon dot në asnjë gjykatë që zbaton ligjin dhe parimet e përgjithshme të zgjedhjeve të drejta,” u shpreh Prodani, duke shtuar se FSHF nuk ishte përballur asnjëherë realisht me drejtësinë për “kasaphanat” e saj zgjedhore.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy