Veliaj inauguron veprën e Helidon Xhixhës në murin e jashtëm të Ambasadës italiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj inauguron veprën e Helidon Xhixhës në murin e jashtëm të Ambasadës italiane

Piktori dhe skulptori Helidon Xhixha përmes artit të tij ka sjellë në murin e jashtëm i Ambasadës Italiane në Tiranë ngjyrat e flamurit kombëtar të shtetit fqinj në veprën e quajtur “Flamuri prej Çeliku”.

 

Vepra, që ka një stili unik, është inauguruar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili  e cilëson si një dhuratë për qytetin dhe qytetarët dhe vlerësoi marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Advertisement

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

 

 “Mjafton të shikojmë si ka ndryshuar ky kryqëzim – që lidh Liceun me shkollën “Kosova” – dhe çfarë pamjeje i jep ky rikompozim i murit të Ambasadës me një vepër fantastike të Helidon Xhixhos,” . Jemi shumë me fat që kemi Italinë fqinje, Italinë e kulturës, Italinë e gjuhës, Italinë e shkencës, Italinë e estetikës, Italinë e këngës, Italinë e poezisë, Italinë e ushqimit! Edhe sikur të kishim zgjedhur, ne do të kishim mundur të zgjidhnim komshinj më të mirë sesa italianët. Ndaj, mezi pres që gjatë vitit 2022, bashkë me ju, ta maksimizojmë Tiranën si Kryeqytet i Rinisë.”

 

 

Advertisement

Edhe vetë artisti Helidon Xhixha falenderoi ambasadorin italian për ndikimin që ka pasur në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

 

HELIDON XHIXHA

PIKTOR

Advertisement

 

“Falenderoj Fabrizion që e ka transformuar këtë vend në një lidhje perfekte midis Italisë dhe Shqipërisë. Këtu festojnë dy popuj që bashkohen dhe jemi prej shumë kohësh të bashkuar nga historia dhe gjithçka tjetër. Ne falenderojmë Italinë, të cilës do i jemi gjithmonë mirënjohës për atë që jemi.”

 

 

Advertisement

Artisti njihet veçanërisht për faktin se aplikon një stil të veçantë në punimet artistike, duke përthyer dritën kryesisht në metal.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy