Veliaj inspektim tek “Bedri Llagami”; shkolla e rindërtuar do të hapë dyert për nxënësit e Vaqarrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj inspektim tek “Bedri Llagami”; shkolla e rindërtuar do të hapë dyert për nxënësit e Vaqarrit

Shkolla “Bedri Llagami” në Vaqarr është një nga 10 institucionet e reja arsimore që do të hapë dyert për nxënësit këtë vit shkollor.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet, tha se pas vonesave për çështjen e pronës, tani puna ka ecur me ritme të shpejta dhe shkolla ndodhet në fazën e fundit përpara hapjes përfundimtare.

 

Advertisement

Më vjen mirë që i kemi zgjidhur të gjitha çështjet e pronave, çibanëve, ndërtimeve të paarsyeshme, të palejueshme, dhe më në fund, toka do të jetë vetëm shkollë dhe për nxënësit. Puna ka ecur pak më shpejt dhe kemi pasur më pak andralla me atë pjesë të shkollës, që kontestohej për shkak të pronës. Tani nuk kemi asnjë pengesë. Na dhëntë Zoti mot të mirë, që të vijojmë me marshin e pestë dhe ta çojmë deri në fund. Kjo është një nga shkollat më të mëdha që kemi në zonat rurale.

 

Nga ana tjetër, Veliaj u shpreh se Vaqarri do të kthehet në një tjetër portë hyrëse të Tiranës moderne.

 

Advertisement

E gjithë zona e Vaqarrit, Kombinatit, është një portë hyrëse e Tiranës. Me mbarimin e lagjes së re në Kombinat, aty ku kemi ecur me 10 pallate, me një cilësi mbresëlënëse, konturohet edhe hyrja jugore e Tiranës. Duke pasur edhe institucionet arsimore këtu, një pjesë e madhe e dyndjes që ndodhte më parë për të shkuar në drejtim të “21 Dhjetorit” apo Njësisë 6 dhe 7, besoj se qetësohet. Pas shkollave të reja në Pezë dhe riparimin e shkollave në Ndroq, shkolla ‘Bedri Llagami’ është vërtet qershia mbi tortë.

 

Me një kapacitet prej 600 nxënësish, shkolla e re, e rindërtuar pas shembjes nga tërmeti përveç 5 klasave për sistemin parashkollor dhe 19 klasave për nxënësit e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, do të ketë edhe një palestër dhe dy fusha të hapura sportive.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy