Veliaj: Këto janë 12 shkollat e reja që do hapen këtë vit të ri shkollor në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Këto janë 12 shkollat e reja që do hapen këtë vit të ri shkollor në Tiranë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije emrat e shkollave të reja që do të hapen këtë vit të ri shkollor në kryeqytet dhe që i japin fund mësimit me dy turne.

 

“Ne do të hapim këtë javë, para se të fillojë viti i ri shkollor, shkollën “Andrea Stefani” te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’, që do i shërbejë Njësive 7 dhe 11. Do hapim dy shkolla të reja në Kodër-Kamzë, shkolla “Nënë Tereza” dhe shkolla “Kenedi”, që i shërbejnë kryesisht Njësisë 11, por që amortizon dhe një pjesë të Kamzës dhe Kodër-Kamzës;

 

Advertisement

Do hapim shkollën “Bashkim Fino” te Qyteti Studenti., gjithashtu do hapim shkollën “Luan Hajdaraga” në ish zonën ushtarake të Shërbimit Informativ Ushtarak. Kemi shkollën te Fresku që ka marrë emrin “Klodian Tanushi”, një shkollë tjetër 9-vjeçare. I kemi dhënë fous këtë vit shpëtimit të Tiranës nga shkollat me dy turne”, u shpreh Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy